Në Turqi u arrestuan 2 çeçenë, 2 azerbajxhanas dhe 8 qytetarë turq. Atyre iu konfiskuan 22 kilogramë lëndë eksplozive me detonatorë, njofton gazeta amerikane “The New York Times”. Si rezultat i hetimeve, policia zbuloi se të arrestuarit ishin duke përgatitur disa sulme terroriste pranë Ambasadës së SHBA-së në Ankara si dhe pranë muzeumit dhe sinagogës në Stamboll.

Edhe më parë Ambasada e SHBA-së në Ankara është bërë objektiv i sulmeve terroriste. Një terrorist-kamikaze nga grupi radikal marksist "Fronti revolucionar" më 1 shkurt të këtij viti hodhi në erë një makinë bombë pranë godinës së misionit diplomatik. Sulmi terrorist u pasua nga arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit prej policisë turke në janar të këtij viti.