Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev uroi me rastin e Ditës së Kozmonutikës bashkëpunëtorët dhe veteranët e industrisë raketoro-kozmike.

"108 minutat, që kaloi Juri Gagarin në orbitë, krijuan mundësi kolosale për progresin tekniko-shkencor. Dhe ne jemi krenarë për faktin që falë talentit dhe burrërisë së kozmonautëve, shkencëtarëve dhe konstruktorëve pikërisht vendi ynë u bë i parë në sferën e eksplorimit të kozmosit", thuhet në telegramin e urimit të Dimitri Medvedievit, të postuar në faqen e Internetit të qeverisë së Rusisë.

Më 12 prill të vitit 1961 në orbitën e Tokës u nxorr anija kozmike e parë në botë "Vostok" (russ. "Восток") me njeri në bord. Piloti i anijes ishte qytetari i Bashkimit Sovjetik, piloti Juri Gagarin.