Trupat qeveritare siriane po luftojnë me rebelët në provincën e Homs në afërsi të kufirit me Libanin, njoftoi të premten Agjencia Associated Press. Në javët e fundit opozita ka arritur suksese të konsiderueshme në luftën kundër ushtrisë siriane. Për shembull, militantët e saj kanë mundur të marrin nën kontroll zona të mëdha në provincën e Dara’a në jug të Sirisë, theksoi Agjencia.

Gjatë 2 viteve të konfliktit të armatosur në Siri kanë humbur jetën rreth 70.000 njerëz. Më shumë se 1 milion vetë janë detyruar të braktisin vendin.