Autoritetet koreanojugore janë me të vërtetë të gatshme të zhvillojnë bisedime me Korenë e Veriut për uljen e tensionit në Gadishullin Korean, deklaroi ditën e premte një përfaqësues i Ministrisë së Koresë së Jugut për çështjet e bashkimit. Ai njoftoi gjithashtu se Pheniani, me sa duket, është duke shqyrtuar propozimin e Seulit, por nuk ka dhënë përgjigje ende.

Në bisedime duhet të diskutohet gjithashtu edhe çështja që ka të bëjë me situatën rreth zonës së përbashkët industriale me Korenë e Veriut - Kaesong, veprimtaria e së cilës është pezulluar me iniciativë të Koresë së Veriut.