Autoritetet e Koresë së Veriut organizuan një ekspozitë, ku u paraqitën raketa të bëra me lule, njoftoi të premten Agjencia Associated Press. Ekspozita i kushtohet kremtimit më 15 prill të ditëlindjes së 101-të të themeluesit të Koresë së Veriut - Kim Il Sung.

Gjatë përgatitjeve për festimin e përvjetorit banorët e Phenianit të premten në mëngjes lanë me sapun shkallët që të çojnë tek statujat prej bronzi të Kim Il Sung dhe djalit të tij  - Kim Jong Il në kodrën Mansu, vë në dukje Agjencia. Lëshimi i raketës balistike i përkushtohet gjithashtu ditëlindjes së themeluesit të Koresë së Veriut.