Federata e Anarkistëve Italianë (FAI) morri mbi vete përgjegjësinë për pakon-bombë, të maskuar si një CD-ROM, e cila u dërgua të martën në redaksinë e gazetës torineze "La Stampa", njoftoi të premten gazeta lokale "Secolo XIX".

Sipas gazetës, të premten në mëngjes në redaksinë e "Secolo XIX" mbërriti një letër nga FAI, në të cilën shpjegohet se dërgimi i pakos-bombë ishte një gjest hakmarrje për arrestimin e dy aktivistëve të organizatës anarkiste. Ata dyshohen për një atentat të mbetur në tentativë ndaj kreut të një prej kompanive energjetike italiane.

Letra përmban gjithashtu kërcënime të qarta në adresë të gazetarëve dhe zyrtarëve qeveritarë, të cilët hetojnë ngjarjet me përfshirjen e anarkistëve.