Një shtetas gjerman u arrestua në aeroportin e Athinës në përpjekje e sipër për të kontrabanduar lingota ari me peshë 7.185 kg dhe një sasi parash mbi 29.3000 €, njoftuan të premten mediat greke.

Në çantën tjetër gjermani u përpoq të kalonte ilegalisht përtej kufirit lingota argjendi me peshë 425 kg, njoftuan punonjësit doganorë. Pak para nisjes së avionit kontrabandisti u arrestua nga policia lokale.