Ditën e premte Senati francez miratoi ligjin, i cili lejon çiftet e të njëjtit seks të regjistrojnë "martesën" dhe të birësojnë fëmijë. Legalizimi i "martesave" midis personave të të njëjtit seks ishte një nga premtimet elektorale të Presidentit aktual François Hollande. Pritet që ligji të hyjë në fuqi në fillim të verës, por së pari ai duhet të nënshkruhet nga Presidenti dhe të botohet nga organi zyrtar i vendit “Journal Officiel”.

Kundër këtij ligji dalin përfaqësuesit e krahut të djathtë të opozitës dhe Kisha Katolike.