Ushtarakët egjiptianë urdhëruan mjekët të operojnë demonstruesit e plagosur pa përdorur anestezinë, njofton gazete britanike “The Guardian”. Publikimi referohet tek një raport mbi shkeljet e të drejtave të njeriut nga ana e ushtarakëve dhe policëve gjatë revolucionit të vitit 2011, i cili u përgatit për Presidentin egjiptian Mohammed Mursi.

Sipas mendimit të “The Guardian”, këto të dhëna e përkeqësojnë seriozisht pozicionin e Mohammed Mursi, të cilit Këshilli i Lartë i forcave të armatosura, që kryesoi përkohësisht Egjiptin, i dorëzoi pushtetin pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale. Presidenti deri tani refuzon të ndjekë penalisht ndonjë nga ushtarakët, pavarësisht akuzave të përsëritura të ngritura ndaj tyre për represion.