Barack Obama deklaroi se ka ardhur koha që Koreja e Veriut të rreshtë kërcënimet për luftë dhe sulme bërthamore.

"Ne të dy jemi dakord në lidhje me faktin që për Korenë e Veriut ka ardhur koha të heqë dorë nga synimet agresive", tha Presidenti i SHBA-së, pas bisedimeve të ditës së enjte me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, në Shtëpinë e Bardhë.

Barack Obama vuri gjithashtu në dukje faktin se askush nuk dëshiron konfliktin me Korenë e Veriut, dhe theksoi se SHBA-ja është e gatshme të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për mbrojtjen e popullit dhe aleatëve të vet.