Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, reagoi me ironi ndaj lajmeve në lidhje me faktin se Finlanda e ka përfshirë atë në listën e kriminelëve në kërkim. Sipas fjalëve të Sekretarit për shtyp të Presidentit, Dimitri Peskov, pala finlandeze e kapi në kohë këtë gabim dhe reagoi, prandaj nuk është i nevojshmë asnjë lloj reagimi nga ana e Rusisë.

Informacioni se Vladimir Putin është përfshirë në "listën e zezë" u shfaq në prag në mbrëmje. Policia finlandeze njoftoi zyrtarisht më vonë se emri i Presidentit rus ishte përfshirë gabimisht në të.

Nëse emri do të kishte mbetur në listë, atëherë teorikisht Kryetari i shtetit rus mund të arrestohej gjatë mbërritjes në Finlandë. Vladimir Putin planifikon të vizitojë Finlandën në verë.