Ushtarakët koreanoveriorë kanë vendosur me të vërtetë në pozicion lëshimi së paku një nga raketat e veta balistike, njoftoi Kanali televiziv CNN, duke iu referuar burimeve të mirëinformuara amerikane.

Në të njëjtën kohë në SHBA nuk e kuptojnë përse Koreja e Veriut nuk e ka realizuar lëshimin e raketës. Nuk përjashtohet mundësia e asaj që vendosja e raketës në pozicion lëshimi të jetë bërë në kuadër të ndonjë stërvitje ushtarake dhe se nuk ka asnjë plan për lansimin e saj.

Pentagoni nuk përjashton mundësinë që autoritetet e Koresë së Veriut të kenë dislokuar në lindje të vendit platformat e lëshimit të raketave “Musudan” me një qëllim të vetëm - që të shpërqendrojnë vëmendjen.