S & P rriti vlerësimin e kreditit të Qipros nga negativ në të qëndrueshëm. Vetë rejtingu mbeti i pandryshuar - në nivelin CCC.

Në njoftimin e Agjencisë së vlerësimit thuhet se "Përmirësimi i parashikimit të rejtingut të Qipros pasqyron pritjet në lidhje me faktin se qeveria e vendit do të bjerë dakord me kushtet e mbështetjes financiare nga ana e Fondit evropian të stabilizimit dhe FMN-së me volum 10 miliardë euro. Pozitiv është edhe vetë fakti se kësti i parë i ndihmës do të paguhet para afatit të shlyerjes së detyrimeve evropiane".