Moska shpreh shqetësim serioz në lidhje me rritjen e interesimit të anëtarëve të organizatës terroriste ndërkombëtare “Al-Qaeda” ndaj Sirisë, të cilën ky grupim "planifikon ta shndërrojë në kryeurën e vet për në Lindjen e Mesme", njoftoi të enjten Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

Në njoftim theksohet se grupimi sirian "Jabhat al-Nusra", i cili vitin e kaluar u përfshi në listën e organizatave terroriste nga Shtetet e Bashkuara, është një nga degët e “Al-Qaeda”. Ministria gjithashtu kujton se lideri i "Jabhat al-Nusra" ka konfirmuar publikisht se militantët e grupit të tij janë vënë nën urdhërat e udhëheqësit të "Al-Qaeda", Sheikut Ayman Al-Zawahiri.