Korporata “Irkut” së bashku me “Rosoboronexport” dhe Shërbimin Federal për bashkëpunimin tekniko-ushtarak po promovon avionin trajnues luftarak “Yak-130” (russ. "Як-130") në tregun e Amerikës Latine dhe, në rast të arritjes së marrëveshjes për furnizimin e partisë startuese të këtij lloj avioni, është e gatshme të marrë në konsideratë në perspektivë çështjen e organizimit në Brazil të prodhimit të tij të licencuar.

"Amerika Latine, si treg, paraqet një interes mjaft të madh për ne, i cili fokusohet jo vetëm në shitjen e teknikës së aviacionit, por edhe në organizimin e bashkëpunimit vlerëplotë industrial", - njoftoi Zëvendëspresidenti për marketingun dhe marrëdhëniet me jashtë të kompanisë “Irkut”, Vladimir Sautov.