Stacioni amerikan i radiolokacionit (radari) i Mbrojtjes antiraket i diapazonit X i “SBX-1” i bazimit detar ka mbërritur në destinacionin e duhur në bregdetin e Koresë së Jugut, ku do të monitorojë lëshimet e raketave nga Koreja e Veriut.

Më parë autoritetet amerikane, në lidhje me përgatitjen e pretenduar nga Pheniani të provës së raketës balistike, kanë dërguar gjithashtu në rajonin e Azi-Paqësorit shkatërruesit (destroyers) raketorë “Decatur” dhe “John McCain”.

Ditën e mërkurë Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës rritën nivelin e monitorimit të përbashkët zbulues të Koresë së Veriut në kuadër të njoftimeve mbi gatishmërinë e Republikës Popullore Demokratike të Koresë për të realizuar lëshimin e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi.