Ditën e enjte Parlamenti moldav me shumicë votash ratifikoi marrëveshjen, në bazë të të cilës vendi mund të marrë pjesë në operacionet ushtarake ndërkombëtare të iniciuara nga Bashkimi Evropian.

Marrëveshja lejon Moldavinë të dërgojë trupat e veta për pjesëmarrje në operacionet jashtë vendit në kuadër të misioneve të BE-së.

Kundër ratifikimit të marrëveshjes votoi fraksioni komunist, duke e argumentuar këtë me faktin se Moldavia është një shtet neutral dhe forcat e saj të armatosura duhet të marrin pjesë vetëm në operacionet e iniciuara nga OKB-ja dhe OSBE-ja.