Së paku një nga raketat balistike në bregun lindor të Koresë së Veriut është vendosur në pozicion lëshimi në platformën e saj lëvizëse të startimit, njoftoi sot në Tokio zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Japonisë, duke iu referuar të dhënave të satelitëve zbulues.

Zyrtari gjithashtu hamendësoi se së shpejti Koreja e Veriut do të lëshojë njëkohësisht disa raketa balistike “Musudan” me rreze veprimi deri në 4.000 km dhe raketa “Nodon” me rreze veprimi 1.300 km.