Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Serbisë kanë të një karakter të veçantë, të privilegjuar, deklaroi Kryeministri rus, Dimitri Medvediev, në bisedimet me homologun e tij serb, Ivica Daçiç. Në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Kryeministri serb shpjegoi se si pasqyrohet kjo në praktikë.

"Ne kemi marrë një kredi prej gjysmë miliardë dollarë - pas kësaj kredie nuk qëndron asnjë kusht politik dhe ajo është akorduar me një përqindje shumë të ulët interesi. Përveç kësaj, kompania “Gazprom” ofroi sigurimin e fondeve për përfundimin e ndërtimit të seksionit serb të gazsjellësit "South Stream" ("Rryma Jugore"). Serbia do t’i përmushë detyrimet e veta para Rusisë për llogari të një pjesë të të ardhurave të fituara nga kalimi tranzit i gazit nëpër territorin e saj, sigurisht kur gazsjellësi të vihet në shfrytëzim. Të gjitha këto janë dëshmi të qëndrimit miqësor ndaj nesh", - tha Ivica Daçiç.