Pheniani ka vazhduar të marrë ndihma humanitare nga Seuli, pavarësisht përshkallëzimit të konfliktit në Gadishullin Korean. Bëhet fjalë për organizatën joqeveritare koreano-jugore “Eugene Bell”, e cila furnizon Korenë e Veriut me medikamente për të sëmurët me tuberkuloz.

Dërgesa e fundit me ilaçe, me një kosto prej rreth 600.000 $, mbërriti në Korenë e Veriut para një jave.