Koreja e Veriut është kërcënuar të mbyllë përgjithmonë kompleksin industrial Kaesong, duke akuzuar qeverinë e Koresë së Jugut për ndjekje të politikës së konfrontimit ndaj bashkëatdhetarëve të saj në veri.

Në kompleksin Kaesong, të hapur në vitin 2004, deri kohët e fundit zhvillonin aktivitetin e tyre 123 kompani të Koresë së Jugut. Për shkak të tërheqjes nga zona të qytetarëve të Koresë së Veriut, 13 kompani u detyruan të ndërpresin punën e vet.

Ndërkohë në territorin e zonës industriale Kaesong kanë mbetur për të ruajtur pajisjet më shumë se 400 bashkëpunëtorë koreanojugorë.