Serbia i shpreh mirënjohjen e saj të thellë Rusisë për atë që ajo po bën në lidhje me çështjen e Kosovës, deklaroi në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Kryeministri i vendit, Ivica Daçiç, pas bisedimeve me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin dhe Kryeministrin Dimitri Medvediev.

Ivica Daçiç theksoi veçanërisht faktin se Moska nuk dëshiron të ndërhyjë në pozitën e Serbisë, ajo do të mbështesë çdo vendim të marrë nga Beogradi.

Duke folur mbi përpjekjen e Serbisë për anëtarësim në BE, Ivica Daçiç tha se Bashkimi Evropian për serbët është thjesht një mjet për rritur nivelin e jetesës së qytetarëve dhe jo një qëllim politik. Megjithatë, sipas fjalëve të tij, Serbia dëshiron shumë të afrohet maksimalisht me Rusinë. "Rusia është mikja jonë më e madhe", - u shpreh Kryeministri serb.