Një rekord i ri i nivelit të papunësinë është vendosur në Greqi. Sipas të dhënave të Shërbimit statistikor grek në janar janë regjistruar 27.2%, ose rreth 1.35 milionë të papunë.

Më të prekur nga papunësia janë të rinjtë e grupmoshës nga 15-24 vjeç - mbi 56% dhe gratë - 31.4%.

Sipas parashikimit të Fondacionit të autoritetshëm për Kërkime Ekonomike dhe Industriale, ekonomia e Greqisë këtë vit do të pësojë një rënie prej 4.6%, ndërsa papunësia do të arrijë nivelin 27.6%. Inflacioni në vend do të jetë zero.