0Në prag të luftës së përgjakshme tre-vjeçare midis Veriut dhe Jugut në Gadishullin Korean, e cila filloi më 25 qershor të vitit 1950, strategët dhe ekspertët nga vende të ndryshme, po ashtu si dhe tani, kanë parashikuar skenarët e mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve dhe kanë formuluar për qeveritë dhe shtabet e tyre rekomandimet e nevojshme në lidhje me përgatitjen për luftë. Por ishin të prirur të besonin mjaft sinqerisht se lufta do të mund të shmangej megjithatë.

Tani në komunitetin ndërkombëtar të ekspertëve dhe në mediat ndërkombëtarë dominon pikëpamja se tani për tani Koreja e Veriut po vazhdon të bllofojë. Por gjatë kësaj askush, me përjashtim të vetë koreanoveriorëve, nuk ka ndonjë informacion të besueshëm rreth potencialit të vërtetë bërthamor të Phenianit.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, potenciali bërthamor i Koresë së Veriut është i kufizuar me rreth gjashtë mbushje plutoniumi, tha në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" analisti rus Ivan Konovallov:

- Pavarësisht faktit se pala verikoreane deklaron mbi gatishmërinë e lartë të forcave të saj raketoro-bërthamore për veprime luftarake, nuk ka dëshmi faktike të zotërimit të vërtetë nga ky vend të armës bërthamore. E gjithë kjo ngjason më shumë me një bllof.

Mirëpo, me nivelin tashmë ekzistues të teknologjive në RPDK dhe mendjemprehtësinë, shkathtësinë e vet evidente, Pheniani është i aftë t’i gjejë përdorim madje dhe një mbushje (kokë rakete) të papërpunuar, fare primitive bërthamore. Hipotetikisht mund të imagjinohet se koreanoveriorët do të përpiqen të përdorin si mjete për mbartjen e mbushjeve bërthamore anije krejtësisht civile apo madje aeroplanë të pasagjerëve.

Në mesin e ekspertëve është mjaft e përhapur pikëpamja, se udhëheqja e Koresë së Veriut mund të vendosë për të ndërmarrë një hap të tillë në qoftë se Kim-in e Tretë do ta kërcënojë perspektiva e humbjes së luftës konvencionale, rrëzimi nga pushteti dhe arrestimi. Megjithatë, edhe në një situatë të tillë duhet të përjashtohet plotësisht goditja shpaguese bërthamore e kundërpërgjigjes mbi Phenianin nga ana e Shteteve të Bashkuara, mendojnë analistët.

Dhe ja pikërisht këtu krijohet situata paradoksale. Sigurisht, nuk duhet provokuar kurrsesi Pheniani që të përdorë armën bërthamore, por nuk ka asnjë garanci të asaj se Koreja e Veriut nuk do të iniciojë e para luftën me armë konvencionale. SHBA-ja dhe Koreja e Jugut do të jenë të detyruara të kundërpërgjigjen, gjë kjo që do të çojë në mënyrë mëse të qartë në shpartallimin ushtarak të Phenianit dhe, siç u tha më lart, në përdorimin prej tij nga dëshpërimi dhe udha pa krye të mbushjeve të veta bërthamore.

0Pavarësisht nga fakti se si cilësohen veprimet e tanishme të RPDK - shantazh bërthamor, bllof, ose të dyja bashkë, zhvillimi i mëtejshëm i ngjarjeve do të varet nga ajo, nëse do të lëshojnë koreanoveriorët në kohën e premtuar "Musudan-ët" e vet dhe nga trajektorja e fluturimit të tyre. Dëshirojmë shumë të shpresojmë se Kim Jong-Yun po bllofon megjithatë.