Komiteti koreanoverior për Ribashkimin Paqësor të Koresë paralajmëroi se Ushtria e Koresë së Veriut, nëse do të jetë e nevojshme, është plotësisht e aftë të nisë një sulm me raketa kundër armikut potencial.

Sipas të dhënave të Komitetit, Pheniani zotëron "mjete të fuqishme ushtarake për ndërmarrjen e sulmit" dhe i ka përcaktuar tashmë koordinatat e objektivave të mundshme. Në deklaratën e Komitetit në fjalë nuk është dhënë asnjë detaj.

Më parë gazeta qendrore koreanoveriore “Rodong Sinmun” pati publikuar një artikull, në të cilin thuhet se problemet në Gadishullin Korean mund të zgjidhen vetëm me luftë.