Zëri i Rusisë Shkak i rënies së raketëmbajtëses "Zenith-3SL" (russ. "Зенит-3SL") në Oqeanin Paqësor u bë mosfunksionimi i gjeneratorëve të energjisë dhe baterive në bord, të prodhuara në Ukrainë, njoftoi të mërkurën Kreu i Agjencisë Kozmike Shtetërore, Juri Aleksejev, duke iu referuar përfundimeve të nxjerra nga komisioni ukrainas për hetimin e incidentit.

"Shkaku zyrtar i avarisë u përcaktua. Fjalë bëhet për mosfunksionimin normal të gjeneratorëve të energjisë në bordin e raketëmbajtëses", - tha Juri Aleksejev.