Ekspertët e BE-së cilësuan Spanjën dhe Slloveninë si vendet anëtare të BE-së me problemet më të vështira ekonomike dhe bënë thirrje për marrjen e masave urgjente në lidhje me zgjidhjen e tyre.

Në një raport mbi situatën ekonomike në zonën e euros vihet në dukje niveli i lartë i borxhit dhe papunësia në rritje në Spanjë, ku më shumë se gjysma e qytetarëve nën 25 vjeç nuk mund të gjejnë dot punë.

Në prag, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim i bëri thirrje autoriteteve sllovene që të marrin masat e duhura për zgjidhjen e problemeve të sistemit bankar. Në rast të kundërt vendin mund ta presë gjithashtu kriza e rëndë e borxhit.