Shpërthimi ndodhi të mërkurën në një nga repartet e uzinës së SHA "Motorët e Perm-it" (russ. ОАО "Пермские моторы"), e cila merret me projektimin, prodhimin dhe sigurimin e shërbimeve të motorëve të avionëve dhe raketave, njoftoi Zëdhënësi i shtabit operativ në vendin e situatës emergjente.

"Sipas njoftimeve paraprake, shpërthimi ndodhi në repartin 925 dhe u pasua nga përhapja e zjarrit. Informacioni mbi viktimat po saktësohet", - deklaruan në shtabin operativ.