Sot mbushen plot 3 vjet që nga data e rrëzimit të avionit presidencial pranë Smolenskut, si pasojë e të cilit humbën jetën krerët e lartë të organeve qeverisëse të Polonisë. Mbështetësit e Presidentit Lech Kaczynski, në përvjetorin e tretë të vdekjes së tij, do të mblidhen përpara Pallatit Presidencial në qendër të Varshavës për lutje dhe organizimin e mitingut përkujtimor.

Ceremonitë përkujtimore në rrugën kryesore "Krakovskoe predmestje" do të kryesohen nga vëllai i Presidentit të ndjerë, Jaroslaw Kaczynski. Siç pritet, marshimi i mëngjesit në qendër të qytetit do të mbledhë disa mijëra vetë. Në mbrëmje do të zhvillohen koncerte me muzikë funebre.