Sot në mëngjes në jug të Iranit ra sërish një tërmet me magnitudë 5.6 ballë. Sipas të dhënave të sizmiologëve, vatra e tij ndodhej në një thellësi prej10 kilometrash nga sipërfaqja e tokës, ndërsa epiqendra - 94 kilometra në jug të qendrës administrative të provincës së Bushehr. Nuk ka informacion për viktima apo dëme.

Të martën, si pasojë e një serie tërmetesh me magnitudë deri në 6.3 ballë sipas shkallës së Rihter, në provincën e Bushehr humbën jetën rreth 40 persona dhe u lënduan mbi 850 të tjerë. Fatkeqësia natyrore shkatërroi më shumë se 700 shtëpi. Në vend është shpallur zi kombëtare 3-ditore.