Në bregun lindor të Koresë së Veriut janë vendosur 7 komplekse të lëvizshme të lëshimit të raketave balistike me rreze të ndryshme veprimi - nga 300 kilometra deri në 3.000 kilometra. Ato mund të lëshohen njëherazi ose brenda disa ditëve, duke filluar që nga dita e sotme, njoftuan burime ushtarake në Tokio.

Përveç dy komplekseve me raketat më të fundit balistike me rreze të mesme veprimi “Musudan”, të dislokuara në lindje të Koresë së Veriut, është regjistruar edhe dislokimi në pozicion luftarak i një njësie të trupave raketore në bregdetin e provincës Hamgeyongbuk-do në verilindje të vendit. Kjo njësi është e pajisur me 5 komplekse lëvizëse të lëshimit të raketave, në të cilat janë vendosur raketa balistike “Skad” me rreze veprimi deri në 500 kilometra dhe raketa “Nodon” me rreze veprimi rreth 1.300 kilometra.