Në kopshtin zoologjik të Moskës çeli nga veza një Gerrhosaurus major - ky është emri i hardhucave pasardhëse të drejtpërdrejta të dinosaurëve. Këto hardhuca jetojnë në jug të Saharasë dhe në Madagaskar.

Ato rrallëherë mbahen në izolim. Ndërsa lindja e këtyre kafshëve në një kopsht zoologjik është një ngjarje me të vërtetë e rrallë.

Siç rrëfejnë ekspertët, Gerrhosaurus major janë gjithëngrënës - ushqehen ata me insekte, merimanga si dhe me zogj të vegjël. Nëse ushqehet mirë një hardhucë e kësaj specie mund të rritet dhe të arrijë gjatësinë trupore deri në 0.5 metra.