Evenimenti në fjalë u bë pjesë e konferencës vjetore të Shoqatës së të qeshurës së aplikuar dhe asaj terapeutike. Organizatori i Kampionatit është regjisori kanadez Albert Nerenberg, të cilit prej kohësh i intereson e qeshura dhe që ka xhiruar madje për të një film dokumentar.

Para pjesëmarrësve të Kampionatit të parë amerikan të së qeshurës shtrohej detyra që të bënin për të qeshur shikuesit me të qeshurën e tyre. U përzgjodhën fitues në nominacione të ndryshme: e qeshur "deri në dhimbje barku", e qeshur "në mënyrë maniake", e qeshur "djallëzore" dhe e qeshur gajasëse.

Albert Nerenberg vuri re se konkursi i shpikur prej tij bashkon njerëzit e qeshur dhe me këndvështrim të lehtë ndaj jetës.