Kryetari i Komitetit për Punë të Jashtme të Këshillit të Federatës, Mihaill Margellov, mendon se udhëheqja e Koresë së Veriut, duke kërcënuar botën me potencialin e saj ushtarak, përpiqet të zgjidhë problemet e veta të brendshme.

Ditën e mërkurë Mihaill Margellov u shpreh se ai e sheh me dyshim faktin që kërcënimet, të cilat vijnë nga Pheniani, të mund të gjejnë realizim në jetë. Duke analizuar veprimtarinë e Kim Jong-Yun, Mihaill Margellov nuk ka vënë re tek ai “prirje vetëvrasëse" dhe për këtë arsye mendon se Lideri i Koresë së Veriut nuk ka gjasa që me lëshimin e një rakete t’i vërë kryq të ardhmes së tij politike.