Të mërkurën Agjencia Telegrafike Qendrore e Koresë së Veriut ende nuk ka publikuar në faqen e saj të Internetit ndonjë lajm në gjuhë të huaj. Në të njëjtën kohë Agjencia e përditëson rregullisht rubrikën e lajmeve në gjuhën koreane.

Njoftimet e Agjencisë Telegrafike Qendrore të Koresë së Veriut publikohen në disa gjuhë, duke përfshirë atë koreane, angleze, japoneze, dhe kineze.

Agjencia Telegrafike Qendrore e Koresë së Veriut është agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut me seli në Phenian. Aktualisht kjo agjenci është burimi i vetëm i informacionit për mbarë botën në lidhje me ngjarjet që po ndodhin në Korenë e Veriut.