Qeveria e Koresë së Jugut u ka bërë thirrje për ndihmë Kinës dhe Rusisë, duke u kërkuar atyre që të përdorin gjithë ndikimin e tyre të mundshëm mbi Korenë e Veriut për të lehtësuar tensionet në Gadishullin Korean, deklaroi të mërkurën Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës, Yun Byung-se.

Ministri shtoi se aktualisht "është aktivizuar plotësisht kanali i koordinimit të veprimeve me Shtetet e Bashkuara në nivel të lartë". Sipas njoftimeve, Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, pritet të vizitojë së shpejti Korenë e Jugut.