Sistemi më i ri koreanojugor i Mbrojtës antiraket, siç pritet, do të vihet në veprim në korrik të vitit 2013, njofton ditën e mërkurë Agjencia e Koresë së Jugut “Renhap” me referim tek një burim në komandën ushtarake.

"Ai (sistemi i Mbrojtjes antiraket) analizon informacionin e marrë nga satelitët amerikanë të paralajmërimit të hershëm mbi lëshimin e raketave dhe nga sistemi radar i Koresë së Jugut dhe ia dërgon atë njësive ushtarake të pajisura me raketa “Patriot”. Pas përfundimit të testimeve ai mund të vihet në funksionim në korrik", - përcjell Agjencia fjalët e burimit.

Koreja e Jugut po zhvillon sistemin e vet të Mbrojtës antiraket, me përfshirjen e raketave “Patriot”, që nga viti 2006.