Gjykata italiane gjobiti me 1 milion euro kompaninë pronare të anijes së madhe turistike “Costa Concordia”, fundosja e së cilës në janar të vitit 2012 shkaktoi vdekjen e 32 personave.

Pronarët e kompanisë “Costa Crociere”, e cila merret me realizimin e lundrimeve turistike, filluan të bashkëpunojnë me sistemin e drejtësisë dhe pranuan sanksionet e parashikuara në këtë rast.

Fundosja e tragetit “Costa Concordia”, në bordin e të cilit ndodheshin më shumë se 4.200 pasagjerë, ndodhi në janar të vitit 2012 në afërsi të ishullit Giglio, në brigjet e rajonit italian Toscana.