Irani kritikoi Irakun në lidhje me faktin e kontrollit ditën e hënë të avionit iranian, i cili po transportonte ndihma humanitare në Siri, deklaroi sot Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike, Ramin Mehmanparast, “Bagdadi shkeli ligjin ndërkombëtar".

Sipas fjalëve të tij, rezultatet e kontrollit janë edhe një dëshmi suplementare e asaj se Teherani nuk furnizon armë në Siri. Ndërkohë, Ministria e Jashtme theksoi se "pavarësisht kontrollit Irani do të vazhdojë të mbështesë Sirinë".