Zëri i Rusisë Autoritetet e Guatemalës vendosën të njohin Palestinën si shtet sovran, thuhet në deklaratën e publikuar të mërkurën nga shërbimi për shtyp i Presidentit të Guatemalës.

Në deklaratë theksohet se autoritetet e Guatemalës shpresojnë që bisedimet mbi zgjidhjen e konfliktit palestinezo-izraelit të marrin së shpejti një shtysë të re.

"Vendimi ynë nuk ka për qëllim në asnjë mënyrë të prishë miqësinë dhe bashkëpunimin tonë me Izraelin. Autoritetet e Guatemalës i vlerësojnë shumë marrëdhëniet e tyre me këtë vend", - theksohet në deklaratë.