Megjithë tensionin e përshkallëzuar në Gadishullin Korean, nuk ka dëshmi që të vërtetojnë se banorët e Koresë së Veriut po përgatiten për luftë, njofton ditën e mërkurë Agjencia Assosiated Press.

Në të kundërt, sipas të dhënave të Agjencisë, koreanoveriorët po përgatiten në mënyrë mjaft aktive për festimin e përvjetorit të ditës së lindjes të Themeluesit të shtetit të tyre, Kim Il Sung.

Në këtë mënyrë, banorët e Phenianit po pastrojnë qytetin pas periudhës së dimrit dhe po zbukurojnë kryeqytetin me lule para festimit më 15 prill të festës kombëtare - 101 vjetorit të lindjes së Kim Il Sung. Pritet që në këtë ditë në Phenian të zhvillohet, ndër të tjera, edhe një paradë ushtarake.