Autoritetet e Arabisë Saudite filluan ndërtimin e një barriere ndarëse përgjatë kufirit me Jemenin. Siç pritet, gardhi me gjatësi 1.800 km do të shtrihet nga Deti i Kuq në jugperëndim të mbretërisë deri në kufirin me Omanin në juglindje të Arabisë Saudite.

Vendimi për ndërtimin e tij u morr në lidhje me përkeqësimin e situatës në Jemen pas rrëzimit nga pushteti të Presidentit Ali Abdullah Saleh në shkurt të vitit 2012. Që atëherë mijëra emigrantë të paligjshëm, trafikantë droge dhe kontrabandistë janë përpjekur të depërtojnë në mënyrë të paligjshme nga Jemeni në Arabinë Saudite.