Udhëtimi i Beyonce dhe Jay-Z në Havanë, i cili u kritikua ashpër nga kongresmenët amerikanë, nuk ishte organizuar për turizëm, por kishte qëllime kulturore dhe qe bashkërenditur me autoritetet amerikane. Beyonce dhe Jay-Z vizituan muzikantët kubanë dhe ishin të pranishëm në koncerte në disa klube nate, por pa u takuar me autoritetet vendase.

Muzikantët shkuan në Kubë për të kremtuar përvjetorin e pestë të martesës. Kongresmenët kërkuan hetimin e rrethanave të udhëtimit, duke rikujtuar sanksionet e vendosura në Kubë, të cilat ndalojnë shtetasit amerikanë të vizitojnë vendin. Përveç kësaj, sipas mendimit të ligjvënësve amerikanë, autoritetet kubane e kanë shfrytëzuar vizitën e muzikantëve për të propaganduar regjimin e vet.