Sot, herët në mëngjes, në afërsi të Beogradit 60-vjeçari Ljubisha Bogdanoviç (Ljubiša Bogdanović) vrau 13 vetë, duke përfshirë edhe një fëmijë 2-vjeçar, si dhe plagosi rëndë një person tjetër, njofton botimi serb “Blic”.

Burri vrau të parin djalin e vet, duke e goditur me plumb në kokë, më pas qëlloi me armë zjarri gruan e tij dhe u drejtua për tek fqinjët, ku bëri një masakër të vërtetë. Pas gjithë këtyre bëmave të tmerrshme ai tentoi të vetëvritej.

0Aktualisht Ljubisha Bogdanoviç dhe gruaja e tij ndodhen në gjendje shumë të rëndë, por japin megjithatë shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur për hetim policia. Fqinjët thonë se Ljubisha Bogdanoviç ishte një njeri i qetë dhe se ata nuk e kuptojnë se cili qe shkaku i tragjedisë.