Rreth 100 militantë dhe 30 ushtarë mbetën të vrarë në luftimet e zhvilluara në luginën Tirah në veriperëndim të Pakistanit, njoftojnë zyrtarët në Islamabad.

Sipas informacionit të autoriteteve lokale, ushtria mori nën kontroll një pjesë të rajonit të zaptuar nga talebanët muajin e kaluar. Gjatë javëve të fundit me dhjetëra mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë marrë arratinë prej pushtetit të talebanëve në rajonet fqinje.

0Lugina Tirah është pjesë e territoreve fisnore gjysmë-autonome federale, një pjesë e rajoneve të të cilave kontrollohen nga Lëvizja "Taleban".