Të martën zyrat e redaksisë së gazetës italiane “La Stampa” u evakuuan për shkak të një pakoje me lëndë eksplozive që erdhi në adresë të saj. Siç theksohet në website-in e gazetës, gjurmët e eksplozivit u gjetën në një këllëf për disqe CD-ROM, në të cilin ishte paketuar mekanizmi shpërthyes.

Për fat të mirë pajisja eksplozive nuk detonoi. Në një zarf me format A4, në të cilin ndodhej këllëfi i disqeve, nuk ishte shënuar emri i dërguesit. Në të gjithashtu nuk u gjet asnjë letër që të përmbante ndonjë kërcënim apo kërkesë.