Ditën e martë koreanoveriorët nuk dolën në punë në Zonën e përbashkët industriale Kaesong me Korenë e Jugut. Prodhimi në këtë zonë u ndalua plotësisht. Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye, në lidhje me këtë fakt deklaroi se veprime të tilla të Phenianit do të minojnë besimin ndaj Koresë së Veriut.

0"Investimet bazohen në vlerësimin e rezultateve të ardhshme dhe në shkallën e besimit, - deklaroi Presidentja. - Nëse ju shihni që Veriu shkel rregullat dhe premtimet ndërkombëtare, në sy të gjithë botës ndërpret punën në Kaesong, atëherë asnjë vend në botë nuk do të investojë më në Korenë e Veriut".