Koreja e Veriut paralajmëroi të huajt, të cilët jetojnë ose janë me pushime në Korenë e Jugut, mbi domosdoshmërinë për të menduar që sot në lidhje me largimin nga vendi në rast të shpërthimit të luftës.

"Ne nuk i duam të keqen të huajve në Korenë e Jugut në rast lufte", - deklaroi përfaqësuesi i Komitetit koreanoverior të paqes të Azi-Paqësorit.

0Më parë Pheniani paralajmëroi diplomatët e huaj se pas 10 prillit nuk do të jetë më në gjendje të garantojë sigurinë e tyre.