Deri në vitin 2050 parashikohet që fluturimet përtej Atlantikut të shoqërohen me turbulenca të larta për shkak të ndryshimit të klimës globale, paralajmërojnë shkencëtarët britanikë.

Ekspertët nga Universiteti i Reading (Britania e Madhe) vënë në dukje se që tani avionët përballen me erëra më të forta kur fluturojnë mbi oqean, ndërsa turbulencat do të bëhen edhe më të shpeshta me rritjen e emisioneve në atmosferë të gazrave serrë.

0Fluturimet nuk ka gjasa të bëhen më të rrezikshme, por rritja e turbulencave do të rrisë koston e udhëtimeve me avion, pasi do të zgjatet koha e fluturimit dhe do të rritet konsumi i karburantit.