Komanda e Forcave Ushtarake Detare të Rusisë ka vendosur të heqë simbolet shtetërore dhe numrat anësorë nga nëndetëset. Ushtarakët janë të mendimit se duke u hequr nëndetëseve shenjat dalluese do të vështirësohet identifikimi i tyre nga armiqtë potencialë. Një praktikë e tillë vepronte në vitet ‘80 në Bashkimin Sovjetik dhe vazhdon të veprojë edhe sot e kësaj dite në SHBA.

Identifikimi i nëndetëseve në sipërfaqe mund të bëhet si vizualisht, ashtu edhe nga fushat e tyre fizike. Kur nëndetëset janë të zhytura identifikimi i tyre bëhet vetëm nëpërmjet fushave fizike. Gjatë identifikimit studiohen veçoritë akustike të nëndetëses, puna e motorit dhe fushat magnetike. Për çdo nëndetëse këto parametra janë pothuajse individualë, por si rrjedhojë armiku e identifikon nëndetësen në çfarëdolloj rrethane.